Për Windows
Kaloni tek faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor.
Shkarkoni kartelën .exe
për Windows.
(E rekomanduar) Verifikoni nënshkrimin e kartelës.
Kur të jetë plotësuar shkarkimi, dyklikoni mbi kartelën .exe
. Plotësoni procesin e ndihmësit të instalimit.
Për MacOS
Kaloni tek faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor.
Shkarkoni kartelën .dmg
për macOS.
(E rekomanduar) Verifikoni nënshkrimin e kartelës.
Kur të jetë plotësuar shkarkimi, dyklikoni mbi kartelën .dmg
. Plotësoni procesin e ndihmësit të instalimit.
Për GNU/Linux
Kaloni tek faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor.
Shkarkoni kartelën .tar.xz
për GNU/Linux.
(E rekomanduar) Verifikoni nënshkrimin e kartelës.
Tani ndiqni ose metodën grafike, ose atë me rresht urdhrash:
Metoda grafike
Kur të jetë plotësuar shkarkimi, përftojeni arkivin duke përdorur përgjegjës arkivash.
Do t’ju duhet t’i tregoni GNU/Linux-it tuaj se doni të keni aftësinë të ekzekutoni programthe shelli.
Shkoni te drejtoria e sapopërftuar e Shfletuesit Tor.
Djathtasklikoni mbi start-tor-browser.desktop
, hapni Vetitë ose Parapëlqimet dhe ndryshoni lejen për të lejuar ekzekutimin e kartelës si program.
Dyklikoni mbi ikonën që të niset Shfletuesi Tor për herë të parë.

Shënim: Në Ubuntu dhe disa shpërndarje të tjera, nëse provoni të nisni start-tor-browser.desktop
, mund të hapet një kartelë tekst.
In that case, you will have to change the default behavior and allow running .desktop files as executables.
This setting can usually be found in your file manager.
Metoda rresht urdhrash
Kur të jetë plotësuar shkarkimi, përftojeni lëndën e arkivit me urdhrin tar -xf [TB archive]
.
Që nga brenda drejtorisë së Shfletuesit Tor, mund ta nisni Shfletuesin Tor duke ekzekutuar:
./start-tor-browser.desktop
Shënim: Nëse ky urdhër s’arrin të plotësohet, ka gjasa që të duhet ta bëni kartelën të ekzekutueshme. Që nga brenda kësaj drejtorie, jepni: chmod +x start-tor-browser.desktop
Disa parametra shtesë që mund të përdoren me start-tor-browser.desktop
që nga rreshti i urdhrave:
Parametër |
Përshkrim |
--register-app |
Për regjistrim të Shfletuesit Tor si një aplikacion desktopi. |
--verbose |
Që të shfaqet në terminal gjithë ç’tregon Shfletuesi dhe Firefox gjatë xhirimit. |
--log [kartelë] |
Për regjistrim në një kartelë (parazgjedhje: tor-browser.log) të krejt ç’jepet nga Tor-i dhe Firefox-i. |
--detach |
Që të shkëputet nga terminali dhe të xhirohet Shfletuesi Tor në prapaskenë. |
--unregister-app |
Për çregjistrim të Shfletuesit Tor si një aplikacion desktopi. |
Shihni këtu se si të përditësoni Shfletuesin Tor.