Shfletuesi Tor duhet mbajtur i përditësuar gjithë kohën. Nëse vazhdoni të përdorni një version të vjetruar të programit, mund të jeni i pambrojtur kundrejt të metash serioze sigurie që komprometojnë privatësinë dhe anonimitetin tuaj.

Shfletuesi Tor do t’ju kërkojë të përditësoni software-in, pasi të jetë hedhur në qarkullim një version i ri: menuja kryesore (≡) do të shfaqë një qark të gjelbër me një shigjetë që sheh përsipër brenda dhe mund të shihni një njoftim të shkruar përditësimi, kur hapet Shfletuesi Tor. Mund ta përditësoni në mënyrë të autorizuar, ose dorazi.

PËRDITËSIM I AUTOMATIZUAR I SHFLETUESIT TOR

Përzgjidhni “Riniseni që të përditësohet Shfletuesi Tor”, nën menunë kryesore

Kur ju kërkohet të përditësoni Shfletuesin Tor, klikon mbi menunë hamburger (≡), mandej përzgjidhni “Rinisu, që të përditësohet Shfletuesi Tor”.

Shtyllë ecurie përditësimi

Pritni që të shkarkohet dhe instalohet përditësimi, mandej Shfletuesi Tor do të rinisë veten. Tashmë do të jeni duke xhiruar versionin më të ri.

PËRDITËSIM DORAZI I SHFLETUESIT TOR

Kur t’ju kërkohet të përditësoni Shfletuesin Tor, përfundoni sesionin e shfletimit dhe mbylleni programin.

Hiqeni Shfletuesin Tor nga sistemi juaj duke fshirë dosjen që e përmban (për më tepër hollësi, shihni ndarjen Çinstalim).

Vizitoni https://www.torproject.org/download/ dhe shkarkoni një kopje të hedhjes më të re në qarkullim të Shfletuesit Tor, mandej instalojeni si më parë.