Domosdoshmëri sistemi

Shfletuesi Tor bazohet mbi versionin ESR të Firefox-it (Extended Support Release), i cili përditësohet periodikisht për të përfshirë përditësime kritike të sigurisë që nga versioni kryesor i Firefox-it. Për shkak të këtyre përditësimeve, sisteme operativë të vjetër mund të bëhet më në fund të papërputhshëm me versione më të rinj varësish software-i që janë të pranishme vetëm në versione më të freskët OS-esh. Mirëmbajtja e mbulimit për sisteme të vjetruar do të komprometonte sigurinë e Shfletuesit Tor, ngaqë do të kërkonte çaktivizimin e veçorive dhe mekanizmave më të reja të sigurisë që janë të një rëndësie kyçe për mbrojtjen e anonimitetit të përdoruesve në internet.

Shënim: Mbulimi i Windows 7, 8 dhe 8.1, si dhe i macOS 10.13 deri në 10.14 është ndërprerë, pas hedhjes në qarkullim të Shfletuesit Tor 14. Përdoruesit në këta sisteme të dikurshëm operativë do të vazhdojnë të marrin përditësime sigurie për Shfletuesin Tor13.5 për deri të paktën marsin e 2025-s. U rekomandojmë me forcë përdoruesve të mbajnë pranë përditësime më të freskëta dhe veçoritë e sigurisë që jep Shfletuesi Tor.

Windows

Sisteme Operativë (32-bit dhe 64-bit):

  • Windows 10
  • Windows 11

macOS

  • macOS 10.15 dhe të mëvonshëm.

Linux

Shfletuesi Tor mbulohet në cilindo sistem modern operativ të bazuar në Linux. Nëse hasni probleme gjatë instalimit, ju lutemi, lidhuni me ne.

Android

  • Android 5.0 ose më të ri.

Instalim

Për Windows

  1. Kaloni tek faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor.

  2. Shkarkoni kartelën .exe për Windows.

  3. (E rekomanduar) Verifikoni nënshkrimin e kartelës.

  4. Kur të jetë plotësuar shkarkimi, dyklikoni mbi kartelën .exe. Plotësoni procesin e ndihmësit të instalimit.

Për MacOS

  1. Kaloni tek faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor.

  2. Shkarkoni kartelën .dmg për macOS.

  3. (E rekomanduar) Verifikoni nënshkrimin e kartelës.

  4. Kur të jetë plotësuar shkarkimi, dyklikoni mbi kartelën .dmg. Plotësoni procesin e ndihmësit të instalimit.

Për GNU/Linux

  1. Kaloni tek faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor.

  2. Shkarkoni kartelën .tar.xz për GNU/Linux.

  3. (E rekomanduar) Verifikoni nënshkrimin e kartelës.

  4. Tani ndiqni ose metodën grafike, ose atë me rresht urdhrash:

Metoda grafike

  • Kur të jetë plotësuar shkarkimi, përftojeni arkivin duke përdorur përgjegjës arkivash.

  • Kaloni te drejtoria e Shfletuesit Tor.

  • Që të nisni shfletuesin, klikoni mbi kartelën start-tor-browser.desktop.

Shënim: Nëse këto hapa nuk bëjnë punë, ju lutemi, provoni metodën vijuese me rresht urdhrash.

Metoda rresht urdhrash

  • Kur të jetë plotësuar shkarkimi, përftojeni lëndën e arkivit me urdhrin tar -xf [TB archive].

  • Që nga brenda drejtorisë së Shfletuesit Tor, mund ta nisni Shfletuesin Tor duke ekzekutuar:

    ./start-tor-browser.desktop

    Shënim: Nëse ky urdhër s’arrin të plotësohet, ka gjasa që të duhet ta bëni kartelën të ekzekutueshme. Që nga brenda kësaj drejtorie, jepni: chmod +x start-tor-browser.desktop

  • Për ta regjistruar Shfletuesin Tor si një aplikacion desktopi dhe për ta pasur te menutë për aplikacione, jepni këtë urdhër:

    ./start-tor-browser.desktop --register-app

Shihni këtu se si të përditësoni Shfletuesin Tor.