URA

Shumica e Transporteve Shtojcë, të tillë si obfs4, bazohen në përdorimin e releve “urë”. Njësoj si reletë Tor, urat mbahen në punë nga vullnetarë; ama, ndryshe nga reletë e zakonshme, ato nuk shpalosen publikisht, që kështu, një kundërshtar, të mos i identifikojë kollaj.

Përdorimi i urave në ndërthurje me transporte shtojcë ndihmon të maskohet fakti që po përdorni Tor-in, por mund të ngadalësojë lidhjen, krahasuar kjo me përdorimin e releve të rëndomta Tor.

Të tjera transporte shtojcë, bie fjala, meek-u dhe Snowflake, përdorin teknika të tjera anti-censurë, që nuk bazohen në gjetje adresash urash. S’ka nevojë të merrni adresa urash, për të mundur të përdorni këto transporte.

MARRJE ADRESASH URE

Ngaqë adresat e urave s’janë publike, është e nevojshme t’i kërkoni ju vetë. Keni disa mundësi:

Request bridges from within Tor Browser

Nëse po e nisni Shfletuesin Tor për herë të parë, klikoni mbi “Formësojeni”, që të hapet dritarja e rregullimeve të Tor-it. Te ndarja “Ura” gjeni mundësinë “Gjeni më tepër ura” dhe klikoni mbi “Kërkoni ura…”, që Projekti Tor t’ju japë një urë. Zgjidhni CAPTCHA-n dhe klikoni mbi “Parashtroje”. Klikoni “Lidhu” që të ruhen rregullimet tuaja.

Ose, nëse e keni Shfletuesin Tor në funksionim, klikoni mbi “Rregullime” te menuja hamburger (≡) dhe mandej mbi “Lidhje”, te anështylla. Te ndarja “Ura” gjeni mundësinë “Gjeni më tepër ura” dhe klikoni mbi “Kërkoni ura…”, që Projekti Tor t’ju japë një urë. Zgjidhni CAPTCHA-n dhe klikoni mbi “Parashtroje”. Rregullimi juaj do të ruhen vetvetiu, sapo të mbyllni skedën.

Kërkoni një urë nga torproject.org

Obtain bridges from the Bridges website

Visit our bridges website. Click on 'Just give me bridges!' and copy the bridge lines. Or use advanced options to select the type of pluggable transport and only get bridges with a IPv6 address.

Obtain bridges via Email

Email bridges@torproject.org from a Gmail or Riseup email address and copy the bridge addresses received in the email.

Obtain bridges via Telegram

Send a message to @GetBridgesBot on Telegram. Tap on 'Start' or write /start or /bridges in the chat. Copy the bridge addresses.

FUTJE ADRESASH URE

Tor Browser Desktop

Nëse po e nisni Shfletuesin Tor për herë të parë, klikoni mbi “Formësojeni”, që të hapet dritarja e rregullimeve të Tor-it. Te pjesa “Ura”, që nga mundësia “Jepni adresa ure që dini tashmë”, klikoni mbi “Shtoni ura të reja” dhe jepni çdo adresë ure në një rresht më vete. Klikoni “Lidhu” që të ruhen rregullimet tuaja.

Ose, nëse e keni Shfletuesin Tor në funksionim, klikoni mbi “Rregullime” te menuja hamburger (≡) dhe mandej mbi “Lidhje”, te anështylla. Te pjesa “Ura”, që nga mundësia “Jepni adresa ure që dini tashmë”, klikoni mbi “Shtoni ura të reja” dhe jepni çdo adresë ure në një rresht më vete. Rregullimet tuaja do të ruhen vetvetiu, sapo të mbyllni skedën.

Jepni dorazi adresa urash

Tor Browser for Android

Tap on 'Settings' (⚙️) and then scroll to the 'Connection' section of the settings. Tap on 'Config Bridge'. Toggle on 'Use a Bridge' and select 'Provide a Bridge I know'. Enter the bridge address.

Nëse lidhja dështon, urat që keni marrë mund të jenë jashtë funksionimi. Ju lutemi, përdorni një nga metodat më sipër për të marrë më tepër adresa urash dhe riprovoni.

BRIDGE-MOJI

Çdo adresë ure përfaqësohet nga një varg shenjash emoji të quajtur Ura-moxhi. Ura-moxhit mund të përdoren për të vlerësuar se ura e synuar është shtuar me sukses.

Ura-moxhit janë identifikues urash të lexueshëm nga syri njerëzor dhe nuk përfaqësojnë cilësinë e lidhjes me rrjetin Tor apo gjendjen e urës. Vargu i shenjave emoxhi s’mund të përdoret për ta dhënë diku. Përdoruesit duhet të japin adresën e plotë të urës, pa të jenë një gjendje të lidhen me një urë.

Ura-moxhi

Adresat e urave mund të jepen duke përdorur kodin QR, ose duke kopjuar tërë adresën.

Kod QR Ure