Heqja e Shfletuesit Tor nga sistemi juaj është e thjeshtë:
Në Windows:
- Lokalizoni dosjen ose aplikacionin tuaj të Shfletuesit Tor. Vendndodhja parazgjedhje është Desktopi.
- Fshini dosjen ose aplikacionin e Shfletuesit Tor.
- Zbrazni Hedhurinat tuaja.
Në macOS:
- Lokalizoni aplikacionin tuaj të Shfletuesit Tor. Vendndodhja parazgjedhje është dosja Aplikacione.
- Shpjereni aplikacionin Shfletues Tor te Hedhurinat.
- Kaloni te dosja juaj
~/Library/Application Support/
.
- Kini parasysh që dosja Library, në versione më të rinj të macOS-it, është e fshehur. Që të kaloni te kjo dosje në Finder, përzgjidhni “Kalo te Dosje…”, te menuja “Go”.
- Mandej shtypni
~/Library/Application Support/
te dritarja dhe klikoni mbi Shko.
- Lokalizoni dosjen TorBrowser-Data dhe shpjereni te Hedhurinat.
- Zbrazni Hedhurinat tuaja.
Kini parasysh se nëse e instaluat Shfletuesin Tor te vendndodhja parazgjedhje (dosja Aplikacione), dosja TorBrowser-Data s’gjendet te dosja ~/Library/Application Support/
, por në të njëjtën dosje ku instaluat Shfletuesin Tor.
Në Linux:
- Lokalizoni dosjen tuaj të Shfletuesit Tor. Në Linux, s’ka vendndodhje parazgjedhje, por dosja do të emërtohet “tor-browser”.
- Hapni një dritare terminali që nga brenda dosjes së Shfletuesit Tor dhe jepni këtë urdhër për të çregjistruar Shfletuesin Tor si një aplikacion desktopi:
./start-tor-browser.desktop --unregister-app
- Fshini dosjen e Shfletuesit Tor.
- Zbrazni Hedhurinat tuaja.
Kini parasysh se nuk përdoret mjeti standard “Çinstalo” i sistemit tuaj operativ.