Nëse hollësi personale, bie fjala një fjalëkalim hyrjesh, udhëtojnë nëpër Internet të pafshehtëzuara, mund të kapent fare lehtë nga një përgjues. Nëse po bëni hyrjen në çfarëdo sajti, duhet të siguroheni se sajti ofron fshehtëzim HTTPS, çka mbron nga ky lloj përgjimi. Këtë mund ta verifikoni te shtylla e URL-ve: nëse lidhja juaj është e fshehtëzuar, adresa do të fillojë me “https://”, në vend se me “http://”.

Mënyra Vetëm-HTTPS në Shfletuesin Tor

Mënyra Vetëm-HTTPS i detyron krejt lidhjet me sajte të përdorin një lidhje të siguruar me fshehtëzim, të quajtur HTTPS. Shumica e sajteve tashmë mbulojnë HTTPS; disa mbulojnë të dyja mënyrat, HTTP dhe HTTPS. Aktivizimi i kësaj mënyre garanton që krejt lidhjet tuaja me sajte janë përmirësuar për të përdorur HTTPS dhe, pra, janë të siguruara.

Mënyra Vetëm-HTTPS në Shfletuesin Tor

Disa sajte mbulojnë vetëm HTTP dhe lidhja s’mund të përmirësohet. Nëse s’ka një version HTTPS të një sajti, do të shihni një faqe “S’ka Lidhje të Siguruar”:

S’ka Lidhje të Siguruar, kur sajti është HTTP

Nëse klikoni mbi “Vazhdo te Sajti HTTP”, pranoni rrezikun dhe mandej do të vizitoni një version HTTP të sajtit. Për atë sajt, Mënyra Vetëm-HTTPS do të çaktivizohet përkohësisht.

Nëse doni të shmangi çfarëdo lidhje të pafshehtëzuar, klikoni mbi butonin “Shko Mbrapsht”.

Ilustrimi vijues shfaq se ç’të dhëna janë të dukshme për përgjuesit, me dhe pa Shfletuesin Tor dhe fshehtëzimin HTTPS:

  • Klikoni mbi butonin “Tor” që të shihni ç’të dhëna janë të dukshme për vëzhgues, kur përdorni Tor-in. Butoni do të bëhet i gjelbër për të treguar që Tor-i është në punë.
  • Klikoni mbi butonin “HTTPS” që të shihni ç’të dhëna janë të dukshme për vëzhgues, kur përdorni HTTPS-në. Butoni do të bëhet i gjelbër për të treguar që HTTPS-ja është në punë.
  • Kur të dy butonat janë të gjelbër, shihni të dhënat që janë të dukshme për vëzhguesit, kur përdorni që të dy mjetet.
  • Kur të dy butonat janë gri, shihni të dhënat që janë të dukshme për vëzhguesit, kur s’përdorni një nga mjetet.



TË DHËNA POTENCIALISHT TË DUKSHME
Site.com
Sajti që po vizitohet.
përdorues / pw
Emër përdoruesi dhe fjalëkalim i përdorur për mirëfilltësim.
të dhëna
Të dhëna që po transmetohen.
vendndodhje
Vendndodhje në rrjet e kompjuterit të përdorur për të vizituar sajtin (adresa IP publike).
Tor
Nëse po përdoret apo jo Tor-i.