Nëse parapëlqehet kështu, Shfletuesi Tor mund të bëhet i bartshëm duke e përftuar nga arkivi i tij drejt e te një media e heqshme, bie fjala, një diskth USB, ose një kartë SD. Rekomandohet të përdoret media e shkrueshme, që kështu Shfletuesi Tor të mund të përditësohet sipas nevojës.

Për Windows:

  1. Futeni median tuaj të heqshme dhe formatojeni. Do të bënte punë çfarëdo sistemi kartelash.

  2. Kaloni tek faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor.

  3. Shkarkoni kartelën Windows .exe dhe ruajeni drejt e te media juaj.

  4. (E rekomanduar) Verifikoni nënshkrimin e kartelës.

  5. Kur të jetë plotësuar shkarkimi, klikoni mbi kartelën .exe dhe filloni procesin e instalimit.

  6. Kur instaluesi t’ju pyesë ku të instalohet Shfletuesi Tor, përzgjidhni median tuaj të heqshme.

Për macOS:

  1. Futeni median tuaj të heqshme dhe formatojeni. Duhet të përdorni formatin macOS Extended (Journaled).

  2. Kaloni tek faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor.

  3. Shkarkoni kartelën macOS .dmg dhe ruajeni drejt e te media juaj.

  4. (E rekomanduar) Verifikoni nënshkrimin e kartelës.

  5. Kur të jetë plotësuar shkarkimi, klikoni mbi kartelën .dmg dhe filloni procesin e instalimit.

  6. Kur instaluesi t’ju pyesë ku të instalohet Shfletuesi Tor, përzgjidhni median tuaj të heqshme.

Për GNU/Linux:

  1. Futeni median tuaj të heqshme dhe formatojeni. Do të bënte punë çfarëdo sistemi kartelash.

  2. Kaloni tek faqja e shkarkimit të Shfletuesit Tor.

  3. Shkarkoni kartelën Linux .tar.xz dhe ruajeni drejt e te media juaj.

  4. (E rekomanduar) Verifikoni nënshkrimin e kartelës.

  5. Kur të jetë plotësuar shkarkimi, përftojeni arkivin te media.