URA

Shumica e Transporteve Shtojcë, të tillë si obfs4, bazohen në përdorimin e releve “urë”. Njësoj si reletë Tor, urat mbahen në punë nga vullnetarë; ama, ndryshe nga reletë e zakonshme, ato nuk shpalosen publikisht, që kështu, një kundërshtar, të mos i identifikojë kollaj.

Përdorimi i urave në ndërthurje me transporte shtojcë ndihmon të maskohet fakti që po përdorni Tor-in, por mund të ngadalësojë lidhjen, krahasuar kjo me përdorimin e releve të rëndomta Tor.

Të tjera transporte shtojcë, bie fjala, meek-u dhe Snowflake, përdorin teknika të tjera anti-censurë, që nuk bazohen në gjetje adresash urash. S’ka nevojë të merrni adresa urash, për të mundur të përdorni këto transporte.

MARRJE ADRESASH URE

Ngaqë adresat e urave s’janë publike, është e nevojshme t’i kërkoni ju vetë. Keni disa mundësi:

  • Vizitoni https://bridges.torproject.org/ dhe ndiqni udhëzimet, ose
  • Dërgoni një email te bridges@torproject.org, që nga një adresë email Gmail, ose Riseup
  • Përdorni MOAT për të sjellë ura që nga brenda Shfletuesit Tor.
  • Dërgoni një mesazh te @GetBridgesBot në Telegram. Prekni “Nise”, ose shkruani /start ose /bridges te fjalosja. Kopjoni adresën e urës dhe në:
    • Shfletuesi Tor për Desktop: klikoni mbi “Rregullime” te menuja hamburger (≡) dhe mandej mbi “Lidhje”, te anështylla. Te pjesa “Ura”, që nga mundësia “Jepni një adresë ure që dini tashmë”, klikoni mbi “Shtoni një Urë Dorazi” dhe jepni çdo adresë ure në një rresht më vete.
    • Shfletuesi Tor për Android: Prekni “Rregullime” (⚙️) dhe mandej mbi “Formësoni Urë”. Zgjidhni “Përdorni një Urë dhe përzgjidhni “Me dhënie Ure që e di”. Jepni adresën e urës.

PËRDORIMI I MOAT-IT

Nëse po e nisni Shfletuesin Tor për herë të parë, klikoni mbi “Formësojeni”, që të hapet dritarja e rregullimeve të Tor-it. Nën ndarjen “Ura” gjeni “Kërkoni një urë nga torproject.org” dhe klikoni mbi “Kërkoni një Urë…” që BridgeDB t’ju japë një urë. Zgjidhni CAPTCHA-n dhe klikoni mbi “Parashtroje”. Klikoni “Lidhu” që të ruhen rregullimet tuaja.

Ose, nëse e keni Shfletuesin Tor në funksionim, klikoni mbi “Rregullime” te menuja hamburger (≡) dhe mandej mbi “Lidhje”, te anështylla. Te ndarja “Ura” gjeni “Kërkoni një urë nga torproject.org” dhe klikoni mbi “Kërkoni një Urë…”, që BridgeDB t’ju japë një urë. Zgjidhni CAPTCHA-n dhe klikoni mbi “Parashtroje”. Rregullimi juaj do të ruhen vetvetiu, sapo të mbyllni skedën.

Kërkoni një urë nga torproject.org

FUTJE ADRESASH URE

Nëse po e nisni Shfletuesin Tor për herë të parë, klikoni mbi “Formësojeni”, që të hapet dritarja e rregullimeve të Tor-it. Te pjesa “Ura”, që nga mundësia “Jepni një adresë ure që dini tashmë”, klikoni mbi “Shtoni një Urë Dorazi” dhe jepni çdo adresë ure në një rresht më vete. Klikoni “Lidhu” që të ruhen rregullimet tuaja.

Ose, nëse e keni Shfletuesin Tor në funksionim, klikoni mbi “Rregullime” te menuja hamburger (≡) dhe mandej mbi “Lidhje”, te anështylla. Te pjesa “Ura”, që nga mundësia “Jepni një adresë ure që dini tashmë”, klikoni mbi “Shtoni një Urë Dorazi” dhe jepni çdo adresë ure në një rresht më vete. Rregullimet tuaja do të ruhen vetvetiu, sapo të mbyllni skedën.

Jepni dorazi adresa urash

Nëse lidhja dështon, urat që keni marrë mund të jenë jashtë funksionimi. Ju lutemi, përdorni një nga metodat më sipër për të marrë më tepër adresa urash dhe riprovoni.

BRIDGE-MOJI

Çdo adresë ure përfaqësohet nga një varg shenjash emoji të quajtur Ura-moxhi. Ura-moxhit mund të përdoren për të vlerësuar se ura e synuar është shtuar me sukses.

Ura-moxhit janë identifikues urash të lexueshëm nga syri njerëzor dhe nuk përfaqësojnë cilësinë e lidhjes me rrjetin Tor apo gjendjen e urës. Vargu i shenjave emoxhi s’mund të përdoret për ta dhënë diku. Përdoruesit duhet të japin adresën e plotë të urës, pa të jenë një gjendje të lidhen me një urë.

Ura-moxhi

Adresat e urave mund të jepen duke përdorur kodin QR, ose duke kopjuar tërë adresën.

Kod QR Ure