Si parazgjedhje, Shfletuesi Tor e mbron sigurinë tuaj duke fshehtëzuar të dhënat tuaja të shfletimit.
Sigurinë tuaj mund ta shtoni më tej duke zgjedhur të çaktivizoni disa veçori web që mund të përdoren për të sulmuar sigurinë dhe anonimitetin tuaj.
Këtë mund ta bëni duke shtuar Shkallët e Sigurisë së Shfletuesit Tor te menuja mburojë.
Rritja e shkallës së sigurisë së Shfletuesit Tor do të ndalë funksionimin si duhet të disa faqeve web, ndaj duhet të peshoni mirë nevojat tuaja për siguri kundrejt shkallës së përdorshmërisë që kërkoni.
PËRDORIM I NIVELEVE TË SIGURISË
Te Nivelet e Sigurisë mund të hyhet duke klikuar ikonën Mburojë në krah të shtyllës së URL-ve të Shfletuesit Tor.
Që të shihni dhe përimtoni Nivelet tuaja të Sigurisë, klikoni te menuja mburojë mbi butonin “Rregullime”.
SHKALLË SIGURIE
Rritja e Shkallës së Sigurisë te rregullimet e Sigurisë së Shfletuesit Tor do të çaktivizojë tërësisht ose pjesërisht disa anë të shfletimit, për t’ju mbrojtur kundër sulmesh të mundshëm.
Këto rregullime mund t’i vini sërish në punë në çfarëdo kohe, duke ndryshuar Shkallën tuaj të Sigurisë.
Standard
- Në këtë shkallë, janë të aktivizuara krejt veçoritë e Shfletuesit Tor dhe të sajtit.
Më e sigurt
Kjo shkallë çaktivizon veçori sajti që shpesh janë të rrezikshme. Kjo mund të bëjë që disa sajte të humbin funksione.
JavaScript-i është i çaktivizuar në krejt sajtet jo-HTTPS; disa lloje shkronjash dhe simbole matematike janë të çaktivizuar; audioja dhe videoja (media HTML5) janë të llojit “kliko, pa të luhet”.
Më e sigurta
Kjo shkallë lejon vetëm veçori sajti të domosdoshme për sajte statikë dhe shërbime elementare.
Këto ndryshime prekin figurat, mediat dhe programthet.
JavaScript-i, si parazgjedhje, është i çaktivizuar në krejt sajtet; disa lloje shkronjash, ikona, simbole matematike dhe figura janë të çaktivizuara; audioja dhe videoja (media HTML5) janë të llojit “kliko, pa të luhet”.