Mënyra më e sigurt dhe më e thjeshtë për të shkarkuar Shfletuesin Tor është nga sajti zyrtar i Projektit Tor, te projektit: https://www.torproject.org/download. Lidhja juaj me sajtin do të bëhet e sigurt duke përdorur HTTPS, çka e bën shumë më të vështirë që ndokush të fusë hundët në të.

Sidoqoftë, mund të qëllojë që të mos hyni dot në sajtin e Projektit Tor: për shembull, mund të jetë i bllokuar në rrjetin tuaj. If this happens, you can use one of the alternative download methods listed below:

PASQYRA

Nëse s’jeni në gjendje të shkarkoni Shfletuesin Tor nga sajti zyrtar i Projektit Tor, mundeni atëherë të provoni shkarkimin e tij prej një nga pasqyrat tona zyrtare, përmes EFF ose Calyx Institute.

GetTor

GetTor është një shërbim që u përgjigjet në mënyrë të automatizuar mesazheve, me lidhje për te versioni më i ri i Shfletuesit Tor, strehuar në një larmi vendndodhjesh, bie fjala, Dropbox, Google Drive dhe GitHub.

PËR TË PËRDORUR GETTOR-IN PËRMES EMAIL-I

Dërgoni një email te gettor@torproject.org dhe te lënda e mesazhit shkruani vetëm “windows”, “osx”, ose “linux”, (pa thonjëzat), sipas sistemit tuaj operativ. For example, to get links for downloading Tor Browser for Windows, send an email to gettor@torproject.org with the word "windows" in it.

GetTor-i do të përgjigjet me një email që përmban lidhje prej të cilave mund të shkarkoni paketën e Shfletuesit Tor, nënshkrimin kriptografik (i nevojshëm për verifikimin e shkarkimit), shenjat e gishtit për kyçin e përdorur për të krijuar nënshkrimin dhe checksum-in e paketës. Mund t’ju ofrohet mundësia për të zgjedhur një program për “32-bit” ose “64-bit”: kjo varet nga modeli i kompjuterit që po përdorni.

SI TË PËRDORET GETTOR PËRMES TELEGRAM-IT

Dërgoni një mesazh te @GetTor_Bot në Telegram.

  • Prekni mbi “Nise”' ose shkruani /start te fjalosja.

  • Përzgjidhni gjuhën tuaj.

  • Ka dy mundësi për të shkarkuar Shfletuesin Tor.

    • Tap on 'Send me the Tor Browser' and choose your operating system. GetTor will respond with a downloadable Tor Browser file and the signature which can be used to verify the download.
    • Prekni “Dërgomëni pasqyra të tjera për Shfletuesin Tor” që ta shkarkoni që nga një nga pasqyrat zyrtare.

GetTor Bot