Heqja e Shfletuesit Tor nga sistemi juaj është e thjeshtë:

Në Windows:

  • Lokalizoni dosjen ose aplikacionin tuaj të Shfletuesit Tor. Vendndodhja parazgjedhje është Desktopi.
  • Fshini dosjen ose aplikacionin e Shfletuesit Tor.
  • Zbrazni Hedhurinat tuaja.

Në macOS:

  • Lokalizoni aplikacionin tuaj të Shfletuesit Tor. Vendndodhja parazgjedhje është dosja Aplikacione.
  • Shpjereni aplikacionin Shfletues Tor te Hedhurinat.
  • Kaloni te dosja juaj ~/Library/Application Support/.
  • Kini parasysh që dosja Library, në versione më të rinj të macOS-it, është e fshehur. Që të kaloni te kjo dosje në Finder, përzgjidhni “Kalo te Dosje…”, te menuja “Go”.

Kaloni te mundësia menu dosjesh

  • Mandej shtypni ~/Library/Application Support/ te dritarja dhe klikoni mbi Shko.

Kaloni te dritarja dosje

  • Lokalizoni dosjen TorBrowser-Data dhe shpjereni te Hedhurinat.
  • Zbrazni Hedhurinat tuaja.

Kini parasysh se nëse e instaluat Shfletuesin Tor te vendndodhja parazgjedhje (dosja Aplikacione), dosja TorBrowser-Data s’gjendet te dosja ~/Library/Application Support/, por në të njëjtën dosje ku instaluat Shfletuesin Tor.

Në Linux:

  • Lokalizoni dosjen tuaj të Shfletuesit Tor. Në Linux, s’ka vendndodhje parazgjedhje, por dosja do të emërtohet “tor-browser_en-US”, nëse xhironi Shfletuesin Tor anglisht.
  • Fshini dosjen e Shfletuesit Tor.
  • Zbrazni Hedhurinat tuaja.

Kini parasysh se nuk përdoret mjeti standard “Çinstalo” i sistemit tuaj operativ.