• Tor-i lyp sahatin e sistemit tuaj (dhe zonën tuaj kohore) të ujdisur me kohën e saktë.

  • Mbrojtje antivirus, apo kundër malware-i, që u bllokon përdoruesve hyrjen në Shfletuesin Tor. Ndonjëherë këto shfaqen edhe me përfundime të rreme, lidhur me malware dhe/ose cenueshmëri. Më tepër rreth kësaj mund të lexoni te Portali ynë i Asistencës.

  • Programet “firewall” dhe antivirus dihet se ngatërrohen me funksionimin e Tor-it dhe mund të duhet të çaktivizohen përkohësisht:

    • Webroot SecureAnywhere
    • Kaspersky Internet Security 2012
    • Sophos Antivirus për Mac
    • Microsoft Security Essentials
    • Avast Antivirus
  • VPN-të gjithashtu priren të përzihen në funksionimin e Tor-it dhe lypset të çaktivizohen. Gjithashtu nuk rekomandojmë përdorimin tok të VPN-së dhe Tor-it, veç në qofshi përdorues i përparuar që di si t’i formësojë të dy në një mënyrë që nuk komprometon privatësinë tuaj. Informacion më të hollësishëm mbi Tor + VPN mund të gjeni te wiki jonë.

  • Videot që lypin doemos Adobe Flash janë të papërdorshme. Flash-i është i çaktivizuar për arsye sigurie.

  • Tor-i s’mund të përdorë një urë, nëse është ujdisur një ndërmjetës.

  • Paketa Shfletues Tor daton 1 janar, 2000 00:00:00 UTC. Kjo bëhet për të garantuar që çdo montim software-i të jetë saktësisht i riprodhueshëm.

  • Probleme me bërjen e Shfletuesit Tor si shfletuesin tuaj parazgjedhje.

  • Nëse Shfletuesi Tor funksiononte më parë dhe s’funksionon tani (veçanërisht pas një riinstalimi apo përditësimi), sistemi juaj mund të ketë kaluar në letargji. Në këtë rast, një rinisje e sistemit tuaj do ta zgjidhë këtë problem.

  • Tor-i s’do të niset në Windows, kur shtegu i dosjes përmban shenja jo ASCII.

  • BitTorrent-i s’është anonim përmes Tor-i.